GCA: By Pass-i një kërcënim për mjedisin dhe liqenin, qeverisja qëndrore dhe lokale të japë alarmin
Sezoni turistik mbërriti, por By Pass-i i ndërtuar për të frenuar përmbytjet po frenon turistët ta vizitojnë zonën midis shëtitores dhe liqenit, e cila është shndërruar në një depozitë të mbetjeve inerte dhe urbane.
Qëndra Green Albania ka identifikuar aktet e papërgjegjshme të depozitimit të sasive të mëdha të mbetjeve inerte dhe urbane pranë by pass-it duke e shndërruar atë në një nga zonat më të ndotura të qarkut Shkodër. Ne vlerësojmë se autoriteteve qëndrore dhe lokale duhet të reagojnë dhe të dënojnë këtë krim mjedisor, njëkohësisht duhet të marrin masa për pastrimin e zonës pranë liqënit dhe shëtitores.
Kjo panoramë e shëmtuar, në një zonë kaq atraktive të qytetit të Shkodrës, përbën kërcënim për imazhin e qytetit, liqenin dhe gjallesat që ndodhen në të si dhe për shëndetin e qytetarëve të cilët shëtitoren e vetme nuk mund ta frekuentojnë nga prania e viruseve dhe insekteve që vijnë nga ndotja e zonës.
Organizata jonë kërkon që aktorët shtetërorë të shpallin alarmin për ndërhyrjen e menjëhershme në rehabilitmin total të mbetjeve dhe ndërgjegjësimin e qytetarëve apo bizneseve të cilat tashmë e konsiderojnë këtë zonë një kosh plehërash! Nëse situate vazhdon të mbetet e njëjtë për një afat të shkurtër kohor në këtë zonë nuk do të kemi më as turistë, as shëtitore as faunë as florë.
http://sot.com.al/aktualitet/gca-pass-i-nj%C3%AB-k%C3%ABrc%C3%ABnim-p%C3%ABr-mjedisin-dhe-liqenin-qeverisja-q%C3%ABndrore-dhe-lokale-t%C3%AB-jap%C3%AB