GCA takim në Administratën Rajonale të Zonave të Mbrojtura Shkodër
Në datën 25 gusht GCA prezantoi projektin ” Përmirësimi i ruajtjes të Zonave të Mbrojtura në Bashkinë e Malësisë së Madhe” , te mbeshtetur nga ALCDF në një takim të përfaqësuesve të GCA në Administratën Rajonale të Zonave të Mbrojtura për qarkun Shkodër, me pjesëmarrjen e drejtorit të kësaj administrate Z. Agim Dardha. Gjatë këtij takimi u shpreh gadishmëria e kesaj administrate për të bashkëpunuar për zbatimin e projektit dhe u diskutua problematika e pazgjidhur e mbetjeve në pjesën e Zonës së Mbrojtur që ndodhet në Njësinë Administrative të Gruemirës, Bashkia Malësi e Madhe.