GCA pastron mbetjet në Urën e Vrakës në bashkëpunim me komunitetin e zonës
Në kuadër të projektit “Përmirësimi i ruajtjes të Zonave të Mbrojtura në Bashkinë e Malësisë së Madhe” i financuar nga Bashkimi Evropian i titulluar Eco Nord dhe i zbatuar nga Fondacioni Shqiptar i Zhvillimit të Kapaciteteve Lokale edhe Green Centre Albania u zhvillua dita e dytë e zbatimit të aktivitetit të largimit të mbetjeve urbane në datën 25.10.2016, në pikat e ndotura në Ura e Vrakës, Njësia Administrative Gruemirë, Bashkia e Malësisë së Madhe.
Përvec pjesëmarrjes së makinave pastruese, në aktivitet morrën pjesë edhe nxënës dhe mësues te shkollës 9-vjecare “Vasil Shanto” të njësisë Vrakë. Përfshirja e komunitetit nga ana e GCA synon ndërgjegjësimin e tyre dhe sensitivitetin e treguar ndaj kësaj zone të klasifikuar sit ë mbrojtur por edhe kujdesin ndaj shëndetit të banorëve.