GCA pastron mbetjet në Grilë dhe Boriç, Malësi e Madhe
Green Centre Albania ka vazhduar me aktivitetin e pastrimit nga mbetjet në fshatrat Grilë dhe Boric të Malesise se Madhe në datat 26 dhe 27 Tetor 2016. Zonat e pastruara sherbenin si rruge per kembesoret dhe makinat apo si kanalizime per fshatin prane rruges. Naa takimet me banore te zonave te ndodhur gjate pastrimit perfaqesuesit e GCA bene thirrje per perdorimin e koshave ne vend te hedhjes se mbeturinave ne rruge duke kujtuar pasojat fatale per shendetin dhe jeten e tyre. Ne vendet ku u be pastrimi u vendosen edhe tabelat me mesazhet informuese per kete zone te klasifikuar si te mbrojtur.
Ky aktivitet u realizua në kuadër të projektit “Përmirësimi i ruajtjes të Zonave të Mbrojtura në Bashkinë e Malësisë së Madhe” i financuar nga Bashkimi Evropian i titulluar Eco Nord dhe i zbatuar nga Fondacioni Shqiptar i Zhvillimit të Kapaciteteve Lokale dhe Green Centre Albania.