Green Centre Albania reagon per situaten e zjarreve në Shkodër

zjarrAnila Neziri: Bashkite nuk kanë marrë masa preventive dhe ndergjegjesuese. Duhet parandalim jo vëmendje vetëm kur bie zjarri.

GCA: Bashkite nuk kane kapacitete për të administruar pyjet dhe shërbimin zjarrfikës

Green Centre Albania po e ndjek me vëmendje situaten e krijuar ne pyjet e bashkive Lezhe dhe Shkodër. Në këto momente kur hapësira të mëdha janë djegur e shkrumbuar na mbetet të reflektojme dhe te gjejmë shkakun afatgjatë dhe jo atë konkret, i cilin i takon prokuroisë ta identifikojë.

Drejtuesja e GCA, Anila Neziri pohon se shkak për rrënien e zjarreve në këto pika turistuke ka qënë mungesa e vëmendjes së bashkive ndaj kompetencës së re për administrimin e pyjeve dhe mos hartimi apo moszbatimi i planeve te masave mbrojtese sidomos gjate periudhes se stines verore. Fakti që këto zjarre, ashtu si edhe 99% e atyre të viteve të shkuara e kanë burimin nga dora e njeriut vërteton se ështe bërë shumë pak për të mos thënë aspak për të ndërgjegjësuar qytetarin theksoi Neziri.

Territori i bashkisë Shkodër përbëhet 70% nga sipërfaqe pyjore dhe mjetet dhe burimet për ta administruar këtë pasuri kombëtare pranë bashkisë janë të pakta. Të njëjten gje mund të themi edhe për shërbimin zjarrfikës, i cili për shkak të terrenit nuk zotëron mjete për shuarjen e zjarrit në zonat e përfshira. Ne i bëjmë thirrje pushtetit qëndror dhe lokal të angazhohet maksimalisht me të gjitha mjetet ushtarake në dispozicion, pasi pasojat e zjarrit në njësinë administrative të Velipojës do të jenë të pariparueshme jo vetëm për gjelbërimin por edhe për ekosistemin dhe cilësinë e jetës së qytetareve.

GCA do të vlerësojë situatën dhe do të zhvillojë gjithashtu seanca informuese në këto zona të thella ku zjarri duhet parandaluar dhe jo shuar pasi bie.